Futboll Sport

U AKTIVIZUA VETËM 12 MINUTA ME ÇEKINË/ Mesfushori Darida merr vendimin drastik, tërhiqet nga kombëtarja

Ndeshja e djeshme ndaj Anglisë, ishte e fundit me fanellën e kombëtares, për futbollistin çek Vladimir Darida, i cili ka njoftuar tërheqjen në moshën 30-vjeçare.

Mesfushori i cili është pjesë e Hertës së Berlinit në kampionatin gjerman, u aktivizua vetëm 12 minuta në përballjen e djeshme ndaj Danimarkës, ku Çekia u mposht me rezultatin 1-2, duke i dhënë fund aventurës në këtë Europian, që mund të cilësohet i suksesshëm për çekët.

Darida mori vendin e Sevçik në minutën e 79-të, por nuk mund të lerë gjurmë në ndeshjen e fundit me kombëtaren. 30-vjeçari për herë të parë ka veshur fanellën e kombëtare çeke në vitin 2012-të, ndërkohë që në total numëron 76 paraqitje, teksa arriti të realizonte 8 gola.

Related posts

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Allegri: Ja si do ta mposhtim Atleticon me përmbysje…

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, ylli Modric ndëshkon Skocinë me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

GJEORGJI-KOSOVË/ Momente tensioni, lojtarët përplasen në fushë. Gjyqtari ndërhyn dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment