Futboll Sport

DËMTIMI NË GJU DHE…/ Icardi merr përgjigjen e vizitave mjekësore

Inter ka njoftuar se Mauro Icardi nuk ka ndonjë problem në gjurin apo kaviljen e tij. Sulmuesi zikaltër kreu vizitat e detajuara ditën e sotme në qendrën spitalore “Humanitas”, teksa qëndroi aty për 45 minuta për të verifikuar të gjitha shqetësimet që ai pretendonte se kishte.

“Mauro Icardi iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes për shkak të simptomave të dhimbjeve në gjurin e djathtë. Vlerësimet nuk treguan ndryshime të rëndësishme krahasuar me ekzaminimet e kryera para fillimit të sezonit aktual sportiv”, shkruhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Sulmuesi 26-vjeçar nuk udhëtoi me ekipin të mërkurën e kaluar në Vjenë, për sfidën me Rapidin për Europa League me arsyetimin se ndjente dhimbje në gju. Për këtë ai zhvilloi disa seanca terapie, teksa mungoi edhe në ndeshjen kundër Sampdoria, të dielën. Ankesat për dhimbje nga Icardi erdhën menjëherë sapo Inter i hoqi atij shiritin e kapitenit duke ia dhënë Handanovic-it.

Ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushë argjentinasi dhe nëse ka realisht një problem me gjurin e tij, apo është thjesht një sjellje për veprimin që u ndërmor ndaj tij.

Related posts

NË PRITJE TË ZHBLLOKIMIT TË MERKATOS/ Partizani nuk ndalet, siguron shërbimet e talentit të Kosovës…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Shkëmbi me ide të qarta: Kontrata më mbaron, por qëndoj në Durrës nëse…

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Salah gjen hajdutin që i vodhi shtëpinë dhe bën veprimin e pabesueshëm

Delo.autor

Leave a Comment