Futboll Sport

Ribery ‘tallet” me Francën për mosgrumbullimin e Benzema

Franck Ribery kritikon ashpër Francën për mosgrumbullimin e Karim Benzema për në Kupën e Botës, sidomos pas suksesit të sulmuesit të Real Madrid në Champions League. Benzema nuk luan prej vitit 2015 me kombëtaren e tij që pas skandalit ku u përfshi në një histori shantazhi me shokun e tij të skuadrës Mathieu Valbuena.

Numri 9 i Real-it nuk u grumbullua në kombëtare as për Euro 2016 që luhej në Francë dhe nuk është as në listën e Deschamps për Botëorin rus. Por Ribery, i njohur për qendrimin e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të tepruar, përmes një postimi në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet se Benzema ka dalë më i fituari nga kjo histori, pasi në tre vitet që nuk është thërritur nga trajneri në kombëtare ka fituar 3 herë rrjesht trofeun e Champions League.

Veterani i Bayern Munchen, i cili është tërhequr nga kombëtarja në vitin 2014 pasi mungoi në Botërorin brazilian për shkak të një dëmtimi, është dukur i tërbuar që shoku i tij Benzema është jashtë listës së Francës pavarësisht suksesit fantastik që ka pasur me klubin e tij.

“Të kanë dhënë karton të kuq për tre vite rresht por gjatë kësaj kohe ke arritur të fitosh tre Champions League. Urime Karim Benzema”, shkruan Ribery në Tëitter.

Edhe pse shpesh është kritikuar për nivelin e dobët që ka shfaqur në Madrid, dhe këtë sezon ka shënuar vetëm pesë gola në 32 ndeshje për Real-in, Benzema ishte vendimtar në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League me dy gola kundër Bayern-it, si dhe në finalen ndaj Liverpool pasi ishte aty për të shtyrë në rrjetë topin pas gafës së portierit Loris Karius.

Edhe pse ai mund të largohet nga Real Madrid sezonin e ardhshëm me siguri do të përfundojë në një tjetër emër të madh në kontinent. Ndërsa vetë Ribery sapo ka firmosur një kontratë të re njëvjeçare me bavarezët.

Related posts

Vettel përgatit surprizën në Barcelonë: Ferrari ndryshe në garë

Sadik.Autor

Eusebio Di Francesco: Roma duhet të rikthet te fitorja sa më shpejt, skuadra ta harroj humbjen ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

Fjalë të ndjera, ja mesazhi i fundit i Coutinhos për Liverpool-in

Q.Autor

Leave a Comment