Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SHQIPËRIA U-19 MBYLL GRUMBULLIMIN/ Trajneri Dede: Kjo është strategjia e re që është ndërtuar

Shqipëria U-19 e drejtuar nga Nevil Dede ka përmbyllur ditën e sotme grumbullimin tre ditor, duke luajtur një ndeshje miqësore me ekipin Kombëtar U-20 që drejtohet nga Ilir Biturku. Ndeshja u zhvillua në Qendrën Sportive Kamëz, dhe është mbyllur me rezultatin 3-3. Golat për Kombëtaren e 19 vjeçarëve golat u shënuan nga Ernest Muçi, që shënoi një dopietë, dhe Fatmir Prengaj. Për U-20 shënuan Tedi Cara, Aldrit Oshafi dhe Mehdi Çoba.

Në këtë grumbullim të dytë për vitin 2019, trajneri Dede ka ndjekur me shume kujdes 22 lojtarët e grumbulluar, duke parë nga afër gjëndjen e tyre fizike, teknike dhe taktike gjatë seancave stërvitore dhe dy ndeshjeve miqësore që kanë zhvilluar. Grupi lojtarëve dominohej nga datëlindjet 2001, por në këtë listë ishin grumbulluar edhe lojtarë të datëlindjes 2002 me synimin për ti pasur nën monitorim për të ardhmen. Binte në sy grumbullimi i 6 lojtarëve që aktivizohen në Angli, të cilët janë vëzhguar në detaje nga trajneri Dede për të parë cilësitë e tyre, si edhe i disa lojtarëve nga Shkëndija e Tetovës.

Në lidhje me këtë grumbullim dhe planin vjetor të Kombëtares U-20 deri në Turneun Eliminator të muajit nëntor, ku Shqipëria do të luajë kundër Belgjikës, Islandës dhe Greqisë, ka folur trajneri Nevil Dede.

Kjo është strategjia e re që është ndërtuar, me grumbullime pothuajse të përmuajshme. Do të mundohemi të vëzhgojmë çdo lojtar shqiptar në çdo shtet të Europës. Një nga arsyet kryesore të këtij grumbullimi janë disa lojtarë që kanë ardhur nga Anglia, shqipëtar që janë lindur atje. Luajnë në klube të mira dhe shpresojmë të zgjedhim elementët më cilësorë, ato që realisht vlejnë mbi të gjitha për perspektivën e ekipit Kombëtar A, sepse ekipet tona zinxhir U-20, U-19 dhe U-17 janë në funksion të saj. Synimi jonë është që çdo element ta seleksionojmë dhe të jetë në vëmëndjen tonë maksimale. Deri në fund të muajit mars çdo vëzhgim dhe seleksionim lojtari do të ketë përfunduar, kjo në funksion të idesë së Departamentit të Futbollit që për çdo moshë të kemi një Kombëtare A si edhe një ekip B që përfshin lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar, lojtarët shqiptar që luajnë në Maqedoni si edhe lojtarë që duan të vijnë të vëzhgohen nga ne, në pamundësi për ti ndjekur nga afër në të gjithë Europën. Shpresoj shumë që edhe me prurjen e fundit që do të kemi deri në muajin mars të bëjmë një ekip shumë solid dhe mbi të gjitha të kemi element shumë të talentuar që shumë shpejt të jenë pjesë e U-21 dhe Kombëtares A”, theksoi në fjalën e tij trajneri Dede.

Related posts

KURRË BANAL DHE GJITHMONË PROVOKUES/ Bomberi Ibrahimovic bën urimin e çuditshëm në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Shqipëria e mbyll Europianin me humbje dhe e fundit në grupin eliminator

Delo.autor

E BUJSHME/ Rakitic niset për në Francë, pranë kalimit tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment