Champions League Futboll Sport

GODITJA E RRADHËS PËR ALLEGRIN/ Titullari rrezikon ndeshjen ndaj Atleticos

Raportohet se Miralem Pjanic është me grip dhe mund ta nisë nga stoli për Juventus ndaj Atletico Madrid, teksa Joao Cancelo është në balotazh me De Sciglio-n.

Ndeshja e parë e 1/8-ave do të nisë në orën 21:00 dhe luhet në Wanda Metropolitana.

Sipas Sky Sport Italia, Pjanic është zgjuar me temperaturë dhe do të mbetet në dyshim deri në minutën e fundit.

Do të ishte një tjetër goditje për Juve-n, pasi italianët kanë humbur Sami Khedira për një muaj pas operacionit në zemër.

Ndërkohë, raportohet se Cancelo është në balotazh për një vend titullari me Mattia De Sciglio-n në krahun e djathtë, por asgjë nuk është vendosur.

Ndërsa Simeone ka vetëm një dilemë, Diego Costa apo Alvaro Morata në sulm, por me shumë mundësi trajneri argjentinas do të zgjedhë Costa-n.

Related posts

E KONFIRMON AGJENTI I UELLSIANIT/ Real Madrid merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e Bale

Delo.autor

“NUK JANË TË SHUMTË PERSONAT QË REALIZOJNË NJË TRIPLETË”/ Trajneri Kovac: Xheloz për Flick? Atë e mora unë…

Delo.autor

Jo vetëm “sherre”/ Balotelli futet në histori për…

Q.Autor

Leave a Comment