Futboll Seria A Sport

U MPOSHT NGA “PISTOLETA POLAKE”/ Gjimshiti i nevrikosur: Ai nuk është më i forti që…

“Ndeshja me Milan? Nuk duhet ta mendojmë më gjatë. Mund të kishim bërë mirë, por tani mjaft më… presim ndeshjen e radhës. Gjithsesi zhvilluam një provë të madhe, duke bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Ata bënë gol në një gjysmë rasti”.

Është mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë që aktivizohet te Atalanta në Seria A të Italisë, Berat Djimsiti ai që tenton të ngrejë moralin në kampin bergamez, edhe pse pa mohuar vlerat e “djajve” kuqezi që përmbysën rezultatin në 2-1.

“Nuk e prisja që të gjuante topin në atë mënyrë, duke u rrotulluar dhe goditur me të majtën. Bëri një veprim sigurisht të jashtëzakonshëm. A është ai më i forti që kam markuar ndonjëherë? Jo, nuk do të thoja… në këtë moment nuk mund të identifikoj më të fortin. Unë tentova që ta ndal së shënuari, por nuk ia dola dhe isha i nevrikosur”, rrëfeu futbollisti shqiptar, i cili në lidhje me angazhimin kuqezi deklaroi: “Kombëtarja? Për atë do të mendoj në mes të marsit”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Hysaj i thotë “po” Valencias, por duhet bindur…

Delo.autor

Joao Mario “shfryhet” ndaj Interit: “Nuk dua huazim, dua një skuadër të re”

Q.Autor

Deputetja zviceriane shpërthen ndaj Xhakës e Shaqirit: Golat nuk ishin për Zvicrën

Isa.Autor

Leave a Comment