Futboll Sport

LIVERPOOLI LUAJTI ME BAYERNIN NË “SHTËPI”/ Por tifozi i “Të Kuqve” bëri gafën e paimagjinueshme (FOTO)

Kush e di çfarë ka menduar Paul, një tifoz i çmendur i Liverpool, që pak orë para fillimit të ndeshjes mes ekipit të tij të zemrës dhe Bayern Mynih nuk ndodhej në “Anfield”, por në “Allianz Arena”. Çuditërisht, në momentin që duhej të mbështeste më shumë se kurrë ekipin e tij të zemrës ndodhej në vendin e gabuar.

Paul ka bërë gabimin e paimagjinueshëm dhe që do ta kujtojë përgjithnjë. Në një intervistë për televizionin gjerman, ai sqaron: “Kujtova se ndeshja e parë mes Liverpool dhe Bayern luhej në Mynih dhe jo në shtëpinë tonë. Ishte periudhë festash dhe kisha pirë disa birra atë ditë që preva biletat, si ato të ndeshjes ashtu dhe ato të avionit. Nuk e kisha kuptuar që ndeshja e parë luhej në fushën tonë”.

Kështu, i bindur se ishte gati për ta parë “live” ndeshjen e parë mes Liverpool dhe Bayern, ai ishte nisur për në Mynih dhe u gjend krejt i vetëm para stadiumit të mbyllur. Aty ka parë biletat dhe ka kuptuar se ishte në vendin e gabuar, pasi ndeshja luhej pak minuta larg shtëpisë së tij.

Tani, Paul është rikthyer në vendlindje dhe shpreson të gjejë bileta për ndeshjen e kthimit dhe për të udhëtuar sërish në Mynih, më 13 mars. Këtë herë nuk do të gabojë më, pasi ndeshja e kthimit është e sigurtë që do të luhet në Gjermani.

Related posts

Idea e Inzaghi: Superkupa e Europës mund të jetë derbi i Romës!

Sadik.Autor

NJË SITUATË E PËRSËRITUR E KËTIJ SEZONI/ “Grevë” te Kukësi, lojtarët nuk dalin në stërvitje sepse…

Delo.autor

Di Maria: Isha shumë afër Barcelonës, nuk e di çfarë ndodhi!

Q.Autor

Leave a Comment