Futboll Seria A Sport

ASKUSH NË EUROPË SI “VETERANI” I JUVENTUS/ Buffon: Isha i surprizuar që Inter nuk e kishte marrë më parë kreun, janë…

Xhanluixhi Bufon mbajti edhe njëherë tjetër portën e Juventusit të paprekur, ndihmoi në arritjen e fitores ndaj Krotones dhe mbi të gjitha vendosi një rekord personal. Mbrëmjen e djeshme, “Supermeni” 43- vjeçar luajti ndeshjen e tij të 654 me klube, duke vendosur një rekord absolut në Europë.

Xhixhi, ishte kjo përgjigja që duhej të jepte Juventusi? Sigurisht që na duhej të jepnim një përgjigje të fortë, një fitore bindëse, ndonëse sërish në 30 minutat e para nuk luajtëm siç pritet nga ne. Madje, kur nuk dërgon në rrjete raste të pastra, nis të vuash në aspektin psikologjik, por e rëndësishme është që në fund morëm tri pikët. Pas golit të parë e deri në fund më pëlqeu që skuadra mbajti një ritëm konstant, nuk shpenzoi energji të kota dhe gaboi fare pak topa.

Ndaj Krotones prekët kuotën 654 ndeshje. U bëtë lojtari me më shumë prezenca në historinë e pesë ligave kryesore të Europës. Si ndiheni?

Gjëja më e rëndësishme është që në të tilla numra të mos arrish duke u zvarritur, por duke kërcyer sa më lart që të jetë e mundur. Dhe ky fakt më bën krenar, pasi ndihem ende në formë. Kur bën detyrën siç duhet në fushë, do të thotë se ende mund ta bëj diferencën. Unë e mas gjithçka me mënyrën sesi përgjigjet fiziku im çdo javë. Derisa arrij të kërcej lart dhe kur bie në tokë nuk kam dhimbje, do të thotë se do vazhdoj. Sapo të shoh që kërcimi im do të humbë qoftë edhe 1 centimetër do të jem i pari që do të them “mjaft”.

Sipas jush, është Interi skuadra favorite për titullin kampion?

Sigurisht, sepse për mua Interi nuk është një surprizë. Kanë një skuadër fantastike, një trajner të madh. Surprizë për mua ishte që ata nuk kishin arritur të merrnin kreun më shpejt, por për të tjerat mund të them se sivjet janë në nivelin tonë dhe për momentin janë favoritët për titull, ndonëse ka ende shumë ndeshje.

Related posts

RIKTHIMI I POGBAS/ Ftesa e Dybalas: Do të më pëlqente të luaja me një…

Delo.autor

Napoli shfaq interes për portierin e Genovas Mattia Perin

Sadik.Autor

TRIUMFOI ME ARGJENTINËN/ Video-telefonata e Messit në “Copa America” kthehet në reklamë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment