Futboll Seria A Sport

“AI NUK DO TË VEPROJË KURRË SI HIGUAIN”/ Deklaron Bruno Satin, menaxheri i lojtarit

Kalidou Koulibaly është mbrojtësi më i kërkuar aktualisht në Europë. 27-vjeçari senegalez që luan me Napoli në Serinë A kërkohet nga Manchester United, Juventus dhe PSG, tri ekipe me potencial financiar, duke parë pretendimet që ka skuadra napoletane (rreth 100 milionë euro).

Ditët e fundit është përfolur për një transferim te rivalët e Juventusit, por menaxheri i lojtarit nuk ka këtë mendim. “Koulibaly te Juventusi? Ai është shumë i lidhur me Napolin, me këtë klub dhe mbi të gjitha me këtë qytet. Nuk mendoj se do të veprojë si Higuain”, tha Bruno Satin, menaxheri i lojtarit.

“Kalidou mund të largohet nga Napoli dhe të luajë për një ekip tjetër në të ardhmen, pasi në sport gjithçka mund të ndodhë. Ai është një profesionist dhe kërkohet nga shumë skuadra të mëdha në Europë. Gjithsesi, e përsëris, ai e do shumë fanellën e Napolit”, tha Satin.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E INZAGHIT/ Mbrojtësi i Interit tregon dobësi, alternativa vjen nga… Torino

Delo.autor

E BUJSHME/ Akuzoi arbitrat pro-Madrid, ja sa rrezikon të dënohet mbrojtësi Pique…

Delo.autor

Kolarov “tërbon” Kosta Rikën me një EURO gol dhe nderon Serbinë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment