Futboll Ligue 1

PSG-Guingamp, miqtë kanë humbur 6 radhazi në “Parc des Princes”

Paris Saint-Germain, pas humbjes të pësuar kundër Lyon në javën e fundit të kampionatit francez, do të kërkojë të kthehet te fitorja në ndeshjen e Kupës së Francës që do të luajë të mërkurën në mbrëmje kundër Guingamp në shtëpi, e vlefshme për 1/16-at e këtij kompeticioni. Trajneri Emery shpreson të ketë në dispozicion Neymar, i cili mungoi në ndeshjen kundër Lyon për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Ndërsa është e sigurt mungesa e sulmuesit 18-vjeçar Kylian Mbappe, i cili do të qëndrojë dy muaj larg fushave pas përplasjes me portierin e Lyon, Anthony Lopes. Synimi i vendasve do të jetë ta harrojnë sa më shpejt humbjen e pësuar në Ligue 1 dhe të marrin një fitore bindëse në sfidën e kupës. Nuk duhet të jetë një problem për Paris Saint-Germain të sigurojë kualifikimin, duke parë se Guingamp ka humbur të gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Parc des Princes” me një diferencë golash 22 me 0.

Ndërkohë, Parisi ka fituar 20 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Francës dhe nuk ka pësuar asnjë gol në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Guingamp. Gjithashtu, “Les Parisiennes” kanë shënuar të paktën dy gola në 8 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kundër Guingamp, me këta të fundit që kanë humbur tetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër PSG-së në të gjitha kompeticionet.

Related posts

E PABESUESHME/ I dhuron kualifikimin ekipit në minutën e 95, shikoni golin qesharak (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA NDAJ ATALANTA-S/ Bomberi Ibrahimovic i befason të gjithë me “look”-un e ri (FOTO)

Delo.autor

Çmimi “Puskas”/ Njihuni me kandidaturat e UEFA-s për golin më të bukur të vitit

Isa.Autor

Leave a Comment