Champions League Futboll Sport

FITORJA NDAJ JUVENTUSIT/ Koke: Kemi nevojë për një tjetër ndeshje…

Koke tha se VAR do t’ia japë Alvaro Moratës një gol një ditë, pasi sulmuesi i Atletico Madridit shënoi me kokë, por pamjet televizive ia anuluan atë ndaj Juventusit. Morata mendoi se e bëri “sefte” tek Atletico Madrid, të mërkurën, në fitoren 2-0, por VAR hodhi poshtë gjithçka.

26-vjeçari, të cilit iu mohua një gol nga VAR edhe në humbjen e derbit të La Liga-s ndaj Real Madridit, më 9 shkurt, shënoi ndaj Szczesny dhe festoi me pasion, por rishikimi i rastit zbuloi se kishte shtyrë Giorgio Chiellini, duke bërë faull. Mesfushori i Atletico Madridit, Koke, iu tha gazetarëve:

Më në fund, një ditë VAR do t’ia japë Moratës një gol. Ai ka shënuar dy gola, që i janë anuluar. Ne duhet t’i respektojmë vendimet, të shënojmë më shumë gola në rast se anulohen. Jemi shumë të lumtur për fitoren, por nuk ka mbaruar asgjë. Ne e njohim cilësinë e Juventusit, potencialin e tij. Bardhezinjtë kanë një nga ekipet më të mira në botë.

Jemi të kënaqur me rezultatin, por asgjë nuk është vendosur ende. Kemi nevojë për një tjetër ndeshje të përsosur në kthim, që të kualifikohemi. Juventusi është një nga më të mirët në botë. Kurrë nuk duhet ta paramendoni një ekip italian të vdekur, aq më tepër Juventusin. Do të përpiqemi të luajmë një ndeshje perfekte në Torino, ashtu siç bëmë sot“.

Related posts

Fakiç “thumbon” të larguarit: Më mirë ujk në një ditë, se një dele gjithë jetën

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ITALISË/ De Bruyne zbret shkallët me dy valixhe në duar, mos po luan blofin me “Azzurrët”? (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET BRAZILI/ Dy futbollistë humbasin Kupën e Botës…

F.autor

Leave a Comment