Champions League Futboll Sport

ISH-TRAJNERI I “ZONJËS SË VJETËR”/ Capello nuk i kursen kritikat për Juventusin dhe Bonuccin

Ishte një Juventus zhgënjyes, ai që luajti në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid dhe u mund 2-0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Ish-trajneri bardhezi, Fabio Capello, e analizon kështu për “Sky Sport” paraqitjen e kampionëve italianë: Juventusi nuk më pëlqeu aspak, luajti duke humbur kohë. Nuk ishte Juventusi që zakonisht shohim në fushë, në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë e dinin se Atletico Madrid është një skuadër e fortë, ndaj duheshin marrë masat. Sidoqoftë, në vend të kësaj, ata pësuan dy gola“.

Pak kritika nga ish-trajneri i njohur edhe për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci. Bardhezinjtë protestuan për një faull të supozuar nga Gimenez ndaj mbrojtësit italian. Capello e shikon ndryshe këtë rast: “Bonucci u hodh, me shpresën se arbitri do të gënjehej. Ky është fryti i mentalitetit në Itali, ku me një përkëdhelje rrëzohesh dhe merr faull. Rezultati duket vetë. Nuk kishte faull“.

Related posts

Allegri “fërkon duart”, Chiellini gati për ndeshjet e Champions ndaj Real

Sadik.Autor

Mesfushori spanjoll i thotë lamtumirë Barcelonës

Sadik.Autor

“NUK I KUPTOJ DISA…”/ Portieri i huazuar nga Bayern “masakrohet” nga tifozët e tij, trajneri Kovac e mbron

Delo.autor

Leave a Comment