Basketball Sport

NBA/ Nga 1 dhjetori nis faza përgatitore, por maksimimi me 4 lojtarë

Përmes një buletini me 134 faqe, NBA ka zyrtarizuar nisjen e fazës përgatitore për sezonin 2020-2021 duke nisur nga data 1 dhjetor.

Stërvitjet do të jenë më së shumti individuale ose maksikumi deri në 4 lojtarë (edhe 4 staf) dhe ato do të kryhen në qendrat stërvitore të skuadrave. Të gjithë do të respektojnë protokollin anti-Covid.

Të gjithë basktbollistët që do të hyjnë në palestër do të kenë të paktën 3 teste radhazi negative. Duke nisur nga data 4 dhjetor do të lejohen stërvitjet ekipore, pasi lojtarët të kenë kryer 2-3 teste anti-Covid gjatë këtyre ditëve.

Siç dihet, sezoni sportiv 2020-2021 në NBA do të nisë më 22 dhjetor dhe ekipet do të luajnë 74 ndeshje në sezonin e rregullt. Është vendosur që ekipet të bëjnë një pushim 5-ditor më fatat 5-10 mars, ku pritet të zhvillohet eventi i “All Star Game”.

Related posts

Futbollisti e pranon publikisht: Jam homoseksual, i falenderoj shokët për mbështetjen

Sadik.Autor

“KEMI MË SHUMË KOHË…”/ Sarri i SHOKON të gjithë: Chelsea, më i mirë se kombëtarja e Anglisë

F.autor

“ME CR7 NUK KA NEVOJË PËR SQARIME”/ Flet Sarri: Nuk kam parë rritje të skuadrës, por…

Delo.autor

Leave a Comment