Futboll Premier League

Aaron Lennon transferohet te Burnley për 2 mln euro

Burnley ka nënshkruar me mesfushorin anësor Aaron Lennon nga Everton për 2 mln euro.

30-vjeçari do të bëhet blerja e parë përfundimtare e Clarets në merkaton e janarit pasi i dha fund aventurës së tij në Goodison Park.

Lennon shprehet për faqen zyrtare të Burnley: “Burnley ishte klubi që doja të vija dhe po pres me padurim të filloj. Me zi po pres të luaj këtu.”

Lennon e kishte humbur vendine  tij nën drejtimin e Sam Allardyce pas transferimit të Theo Walcott për 24 mln euro.

Sean Dyche ka dashur me çdo kusht të blinte lojtarin që prej dhjetorit dhe tani më në fund ia ka arritur.

Everton ia ofroi edhe Newcastle mesfushorin.

Lennon iu bashkua Everton nga Tottenham në 2015, duke shënuar shtatë gola në 63 paraqitje me klubin.

Related posts

“AI ËSHTË UNIK, SA MIRË QË…”/ Fituan bashkë “tripletën” zikaltër, Sneijder “bekon” Mourinho tek Roma

Delo.autor

Befason Ronaldo: Do ta doja këtë ekip në finalen e Championsit

Sadik.Autor

BARCELONA E BËN DALJE COUTINHO/ Dy klube angleze interesohen për brazilianin

Delo.autor

Leave a Comment