Futboll Sport

Fakaj: Situatë problematike, po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj, komentoi humbjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

I ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport, Fakaj tregon se skuadra po humbet identitetin dhe situata është problematike.

“Nuk është se mua më shqetësojnë humbjet, por fakti se po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar. Mënyra se si po filozofohet loja është e gabuar.

Ekipi është i çmobilizuar. Ajo që ndërtuam me shumë mund, po prishet. Skuadra po shpartallohet. Është situatë problematike”, u shpreh Fakaj.

Related posts

Arsenali shënon gol ndaj Newcastle United

Sadik.Autor

‘Krisen’ marrëdhëniet me Guardiolën, Bravo kërkon largimin nga Manchester City

Q.Autor

Tifozët komente negative për kombëtaren: Më mirë mbështesni Kosovën

Isa.Autor

Leave a Comment