Kategoria Superiore Shqipëri

“Dem i Kuq” deri më 2021, Partizani prezanton talentin shkodran

Partizani duket i angazhuar në merkato për të tashmen dhe të ardhmen. Krahas elementëve që do t’i duhen trajnerit Starova për pjesën e dytë të edicionit futbollistik, për të zëvendësuar të larguarit në fundvitin e shkuar dhe fillimvitin aktual, klubi duket se po investon edhe në afrimin e talenteve të rinj.

Njëri prej tyre është edhe 19-vjeçari Senad Hysenaj, i cili është “rrëmbyer” nga Akademia e Vllaznisë, nga të rinjtë kuqeblu. Sot ka qenë radha e prezantimit të këtij futbollisti të ri, për të cilin 15 herë kampionët e vendit kanë bërë këtë njoftim për shtyp:

“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Senad Hysenaj. Drejtuesit dhe mbrojtësi 19-vjeçar kanë firmosur sot kontratën e bashkëpunimit mes palëve , e cila e konfirmon lojtarin shkodran pjesë të Partizanit deri në vitin 2021. Pas firmës së hedhur në kontratë, Hysenaj ka bërë prezantimin zyrtar në ambientet e klubit”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Rrugëtimi për Katar, ja si Shqipëria e realizon ëndrrën e madhe

Delo.autor

“KEMI PËRDORUR STRATEGJITË TONA”/ Flet trajneri Egbo pas fitores: Çunat dhanë maksimumin, duhet…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Laçi zbret në fushë, klubi kurbinas pret dy goditje në merkato

Delo.autor

Leave a Comment