Basketball Të tjera

Tirana rikthehet në Ligën Ballkanike, nesër sfida me Bashkimin në Prizren

Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj do të rikthehet nesër në mbrëmje në Ligën Ballkanike (BIBL), ku do të luajë takimin e radhës të vlefshëm për edicionin 2017-2018 të këtij turneu rajonal.

Kampionët bardheblu do të bëjnë një udhëtim të shkurtër, pasi do të kenë përballë skuadrën kosovare të Bashkimit të Prizrenit, një derbi mes dy skuadrave shqiptare.

Për Tiranën një shans i mirë për t’u rikthyer të fitorja në këtë event pas 3 humbjeve radhazi, turne ku deri më tani ka arritur vetëm 2 fitore dhe 5 humbje, duke u klasifikuar në vendin e pestë mes 7 skuadrave pjesëmarrëse (kosovarët renditen një vend më sipër).

Ndeshja do të nisë në orën 19:30 dhe do të gjykohet nga Ivan Mijalkovski, Aleksandar Davidov dhe Martin Petrovic.

Related posts

Mayweather provokon sërish McGregor: Unë vrasës, t’i një ku*vë

Q.Autor

TENIS/ Pozitiv me koronavirus 3 javë para Australian Open, ish-numri 1 në botë hyn në karantinë

Delo.autor

STUDENTI KORR FITOREN E PARË/ Mposht Elbasanin dhe i largohet fundit

Isa.Autor

Leave a Comment