Futboll Sport

SHPËRDORI GOLAT NDAJ BAYERNIT/ Sulmuesi i “Të Kuqve” përballet me surprizën e zezë

Surprizë e hidhur për Sadio Mane pas sfidës së takimit të parë të të tetave të finales së Champions League që Liverpool zhvilloi kundër Bayern Munich ditën e martë. Sulmuesi i Liverpool në rikthimin e tij në shtëpi në përfundim të ndeshjes ndaj gjermanëve, u desh të përballej me një surprizë të shëmtuar.

Teksa ishte jashtë shtëpisë i grumbulluar me skuadrën dhe i angazhuar për sfidën e rëndësishme ndaj gjermanëve, sulmuesit të “Të kuqëve” i është shpërthyer dera e banesës së tij të pozicionuar në Allerton, në një orar që sipas policisë u identifikua të ishte mes 18:00 dhe 23.45.

Hajdutët kanë grabitur pak nga gjithçka që kanë gjetur në rrugëtimin e tyre, përvç një shume të konsiderueshme parash. Thesari i vjedhur përfshinte edhe ora, celularë inteligjentë dhe çelësat e makinave të futbollistit. Aktualisht policia o heton për të identifikuar fajtorët.

Related posts

NDODH NË SHQIPËRI/ Lojtarët vendosin të tërhiqen pasi kanë pësuar 6 gola, trajneri hynë në fushë dhe… (VIDEO)

Isa.Autor

PUBLIKOHET KALENDARI I CHAMPIOSIT/ Ja kur do të zhvillohen përballjet e 1/16-ve

Isa.Autor

RRËFIMI “INTERESANT” I LEGJENDËS SË ITALISË/ Cannavaro: Napoli-t i duhet një LOJTAR për të NDALUR Juventus-in

F.autor

Leave a Comment