Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË U-17 &U-19/ Luhen ndeshjet gjysmëfinale, përcaktohen skuadrat finaliste në çdo grupmoshë

Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19, ku u përcaktuan ekipet finaliste.

Në grupmoshën U-17, finalen e madhe e siguruan Apolonia dhe Partizani. Të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit”, fierakët mundën Skënderbeun 3-1, ndërsa të kuqtë fituan sot ndaj Vorës 2-1.

Kupa e Shqipërisë U-17
Gjysmëfinalet
Vora – Partizani 1-2
Apolonia – Skënderbeu 3-1

Finalja
Partizani – Apolonia

Tirana – Teuta është finalja e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-19. Bardheblutë triumfuan ndaj Dinamo City-t 2-0 dhe avancuan më tej, ndërsa sfida e luajtur sot, Teuta – Apolonia, përfundoi me fitoren minimale të durrsakëve 1-0.

Kupa e Shqipërisë U-19
Gjysmëfinalet
Tirana – Dinamo City 2-0
Teuta – Apolonia 1-0

Finalja
Tirana – Teuta

Related posts

Allegri mohon zërat për Dybalan: Do të luajë ndaj Genoas

Q.Autor

COPPA ITALIA/ Fitore e vuajtur dhe me përmbysje ndaj Empolit, Inzaghi ka vetëm një alarm

Delo.autor

Dhuna ndaj zyrtarëve në Vlorë, FSHF reagon ashpër: Nuk do të tolerojmë, autorët të shkojnë në burg!

Sadik.Autor

Leave a Comment