Futboll Seria A Sport

SURPRIZA E PËR SEZONIN E RI/ Cristiano Ronaldo nga CR7 mund të bëhet CR…

Sarri do të tentojë ta bindë Ronaldon që nga sezoni 2019/20, të luajë si sulmues qendror, e jo anësor. Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka vizituar Cristiano Ronaldon në pushime për të diskutuar për rolin e ri të qendërsulmuesit për CR7, që tashmë gazetat kanë nisur ta quajnë CR9.

“La Stampa”, “Corriere della Sera”, “Gazzetta dello Sport” dhe shumë të tjera janë duke raportuar se drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici ka udhëtuar bashkë me Sarrin për në Cote d’Azur të premten dhe janë takuar me Ronaldon në jahtin e tij privat. Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat tashmë ka thënë se dëshiron ta ndihmojë Ronaldon që të thyejë rekorde dhe objektivi është rekordi i vendosur në Serie A nga Gonzalo Higuain te Napoli me Sarrin, që ka realizuar 36 gola.

Sarri ka bërë të qartë se preferon të luajë me 4-3-3, por edhe me skemën 4-3-1-2, duke e përdorur 34-vjeçarin si sulmues qendror. Në sezonin debutues me Juventusin, Ronaldo shënoi 28 gola në 43 paraqitje – hera e parë pas nëntë viteve që nuk arrin kuotën 30 e më shumë gola. Për 9-të sezone në Madrid, Ronaldo ka shënuar gjithmonë 30 e më shumë gola, rekordin e mban në sezonin 2014/15, 61 gola.

Related posts

SHORTI I “UCHL”/ Tifozët e Barcelonës tallen “KEQ” me Realin. Ja me kë e vënë përballë (FOTO)

F.autor

TOKIO 2020/ Shqipëria sot me sytë nga Briken Calja, shtangisti: Do të luftoj me gjak

Delo.autor

KONFIRMOHET NGA EKSPERITI I MERKATOS/ Neymar arrin akordin me klubin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment