Futboll Sport

“NË GJERMANI TALLEN ME..”/ Legjenda e Interit komenton çështjen “Icardi”

Legjenda gjermane, Andreas Brehme ka folur për çështjen më delikate që po kalon Interi.

Ish-lojtari zikaltër tha se në Gjermani të gjithë qeshin me këtë histori e cila sipas tij ka lindur për shkak të bashkëshortes së Icardii, Wanda Narës.

“Në Gjermani qeshin me situata të tilla. Unë nuk mund ta kuptojë Icardin, pasi është një lojtar shumë i fortë. Ai do me çdo kusht të mbajë shiritin e kapitenit, që për të është më mirë mos të jetë kapiteni i skuadrës”, tha ai.

“Nëse trajneri dhe klubi ka marrë një vendim, Icardi mund të jetë më i qetë. Në Gjemani të gjithë qeshin me këtë histori. Gazetat po shkruajnë me tone negative për Interin, si dhe për faktin që gjithçka ka lindur për shkak të një femre Wanda Narës”, përfundoi ai.

 

Related posts

Botërori i lë me “pasoja” tërë jetën, tifozët e Anglisë nxituan me tatuazhet (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

MERR FUND PRITJA/ Ndryshe nga herët e tjera, zbulohet data SURPRIZË kur do jepet “Topi i Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment