Futboll Seria A Sport

“DERBI I ITALISË? DO TË JETË NJË NDESHJE E BUKUR”/ Dumfries: Hakimi? Tani është momenti im

Mbrojtësi i krahut i Inter-it, Denzel Dumfries, ka folur për Sportmediaset në lidhje me përshtatjen e tij me realitetin italian dhe për derbin e Italisë kundër Juventus-it të dielën në mbrëmje:

“Fitorja në Champions mund të jetë një kthesë? Po, ka qenë shumë e rëndësishme veçanërisht pas humbjes kundër Lazio-s. Kemi bërë një punë të mirë”, ka thënë holandezi,

“Isha mësuar me një sistem loje plotësisht të ndryshëm në krahasim me atë që përdorim, më pas ambienti, një vend i ri, persona të rinj, kështu që e pranoj se ndonjëherë është e vështirë, por kërkoj të jap maksimumin, provoj ta bëj çdo ditë”.

Dumfries ka marrë vendin e Hakimi-t te zikaltrit, por nuk e ndjen presionin: “Ai ka bërë një kampionat të madh sezonin e kaluar dhe një punë të shkëlqyer. Tani është radha ime dhe unë besoj te vetja ime dhe e di se ka ardhur momenti im”.

Për derbin e Italisë: “Një ndeshje historike që vë përballë dy klube të mëdha, dy prej skuadrave më të mëdha italiane dhe jam i përqendruar te ndeshja. Do të jetë një ndeshje e bukur”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Lecce, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 2-0

Delo.autor

“KUMBULLA MË I FORTË SE DE LIGT”/ Rrahmani çon në qiell shqiptarin

F.autor

Zyrtare/ Palermo shkarkon trajnerin Bruno Tedio

Sadik.Autor

Leave a Comment