Futboll Sport

Mësoni se kur do të hidhet shorti i Europa League. Ja çfarë duhet të dini

Europa League mbylli ditën e djeshme fazën e 1/16-ave, ndërsa sot në orën 13:00 do të hidhet shorti për ekipet e kualifikuara, nga ku do të përcaktohen çiftet e 1/8-ave.

Shorti është i hapur, dhe çdo ekip mund të shortohet kundër çdo ekipi, pa pasur dallime për skuadra të të njëjtit shtet.

Ekipet e kualifikuara janë: Sevilla, Arsenal, Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Napoli, Salzburg, Valencia, Villarreal, Zenit, Inter, Chelsea, Slavia Prague, Dynamo Kiev, Rennes, Benfica dhe Krasnodar.

Ndeshjet e 1/8-ave do të luhen më 7 dhe 14 mars. Më pas, çerekfinalet do të luhen më 11 dhe 18 prill.

Më 2 dhe 9 maj do të luhen gjysmëfinalet, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet të mërkurën e 29 majit në “Olympic Stadium” të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku.

Related posts

Senegali i dërgon letër FIFA-s: Nuk dënohet skuadra prej kartonëve, Japonia luajti pisët

Isa.Autor

“NUK MË INTERESOJNË OPINIONET PËR VAR”/ Zidane: Real Madrid një nga klubet më të rëndësishëm në histori

Delo.autor

SUPER KOMPJUTERI BËN PARASHIKIMIN/ Ja kush është ekipi favorit për të fituar Champions League…

Delo.autor

Leave a Comment