Champions League Futboll Sport

MORËN NJË GODITJE TË FORTË/ Chiellini zbulon mënyrën se si do mundin Atleticon

Shanset e Juventusit për të fituar këtë sezon Champions League morën një goditje të fortë këtë javë kur bardhezinjtë ishin viktima të një humbje 2-0 në kryeqytetin spanjoll kundër Atletico Madridit.

Duke folur për “Tuttosport” për humbjen dhe ndeshjen e ardhshme qendërmbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini zbuloi disa gjëra për ndeshjen e kthimit:

“Duhet besim i madh dhe ekuilibër i madh. Momentet na kanë dënuar dhe ne jemi të zhgënjyer, por ende nuk ka mbaruar.

A na habiti Atletico? Jo, ne e dinim se si do të ishte ajo ndeshje. Nuk ishte as më pak e as më shumë se ajo që prisnim, me këto ‘episode’ që bëjnë dallimin kundër një skuadre që bën që të gjithë të luajnë keq, jo vetëm ne.

Në ndeshjen e kthimit ne do të duhet të luajmë një ndeshje proaktive, me qartësi të madhe dhe të përfitojmë nga mundësitë që do të na jepen, duke qenë të kujdesshëm nga shanset që do na jepen sepse Atletico bën maksimumin në këto situatave”, tha Chiellini

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-Bayern Munich. Rezultati 0-1

Delo.autor

Faulli i Iulianos ndaj Ronaldos në Juve-Inter, flet më në fund gjyqtari

Sadik.Autor

Geri Nevil tallet sërish me Shaqirin: Ka nevojë për Ronaldinjon përkrah

Sadik.Autor

Leave a Comment