Futboll Premier League Sport

ISH-MBROJTËSI I “DJAJVE TË KUQ”/ Nemanja Vidic: Ai mund të bëhet më i miri në botë

Ylli i Manchester United, Paul Pogba, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, sipas Nemanja Vidic. 25-vjeçari ka rilindur nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, duke kontribuar drejtpërdrejt në 15 gola (9 gola të shënuar vetë dhe 6 asiste për shokët), në 12 ndeshje, në të gjitha garat.

Mesfushori francez ishte shfaqur i vendosur për t’u larguar nga “Old Trafford”, nëse qëndronte trajner Jose Mourinho, por pasuesi norvegjez ka marrë më të mirën e kampionit të botës. Forma e tij e ka ndihmuar Manchester United të ngjitet deri në vendin e katërt në Premier League.

Në një intervistë me “Omnisport”, Vidic tha se Pogba ishte në gjendje të bëhej lojtari më i mirë në botë: “Unë e di se çfarë kërkohet te Manchester United, sepse kam luajtur në atë klub. Drejtuesit duan që të jeni shembull në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se Paul është një lojtar i madh, ka shumë talent dhe po e tregon sa i mirë është. Nëse vijon kështu, ai mund të synojë edhe gjëra të tjera; çmime individuale dhe ndoshta të jetë lojtari më i mirë në botë.

Ai ishte rezervë, kur isha lojtar në klub; atë kohë u trajnua me ne disa herë. Pogba ishte gjithmonë i mirë teknikisht, shumë fizik, ka një prani në fushë. Ka pasur disa vështirësi në fillim dhe ndoshta këtë sezon me Mourinhon, por në javët e fundit po luan një futboll të madh. Mendoj se është një nga liderët e ekipit. Pogba e ka treguar veten që me Juventusin, duke fituar edhe trofe”.

Related posts

HISTORIA E RRALLË/ Kampion bote dhe ikonë e Italisë, legjenda rrëfen si refuzoi REALIN

Isa.Autor

PAS FTESËS NGA FLORENTINO PEREZ/ Zidane refuzon stolin tek Real Madridi, ja shkaku

Delo.autor

SHKRUHET HISTORIA NË FUTBOLL/ Po bëhet virale, një 13-vjeçar debuton me skuadrën profesioniste (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment