Futboll La Liga Sport

IDENTIFIKON OBJEKTIVIN PARËSOR/ Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Luis Suarez, gati oferta

Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe, si një objektiv parësor të merkatos së verës, sipas “France Football”.  Skautët e klubit katalanas e kanë vëzhguar lojtarin nga Bregu i Fildishtë në ndeshjet e Ligue 1, së fundi kundër Montpellier, javën e kaluar, dhe janë bindur nga aftësitë e tij.

Tashmë bindja është krijuar dhe synohet t’i bëhet ofertë lojtarit dhe klubit që ka kartonin e tij në merkaton e kësaj vere. Pepe ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje për Lille, këtë sezon, ndërkohë që ka kontribuar edhe me 8 asiste për të tijtë. Futbollisti në fjalë shihet si një zëvendësues i mirë për Luis Suarez, me uruguajanin që e ka pranuar vetë se duhet t’i gjendet pasuesi në “Camp Nou”.

Trajneri i Lille, Christophe Galtier, ka deklaruar se sulmuesi i tij do të bashkohet vetëm me një klub, që luan në Ligën e Kampionëve. Forma mbresëlënëse e Pepe ka rënë në sytë e shumë klube europiane, përfshirë Arsenalin, Bayern Munich dhe Manchester United. Megjithatë, katalanasit po veprojnë shpejt, që të mbyllin gjithçka para të tjerëve, sikurse bënë me De Jong.

Related posts

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Trajneri Emery: Një herë Ferguson më pyeti “nuk do të të pëlqente që…”

Delo.autor

Manchester United interesohet për mbrojtësin e Partizanit të Beogradit, Svetozar Markovic.

Sadik.Autor

TRIUMFI HISTORIK NË CHAMPIONS LEAGUE/ Rrëfehet Erblira Bici: Mendoja se ishte ëndërr…

Delo.autor

Leave a Comment