Futboll Seria A Sport

“HUMBJA MË BEFASOI…”/ Arrigo Sacchi kritikon: Juventusi dorështrënguar, ja si fitohet në Europë

Humbja e Juventusit më befasoi. Kjo skuadër duket gjithmonë mjaft dorështrënguar, mendon shumë për t’u mbrojtur. Kështu, nuk mund të japësh më të mirën, sidomos në Ligën e Kampionëve. Dihet tashmë, në Europë fitohet me futboll sulmues...”

Kështu shprehet Arrigo Sacchi, i cili ka folur për “Un giorno da pecora” në “Radio Rai”. Ish-trajneri i Milanit ka analizuar humbjen e Juventusit ndaj Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”, duke kritikuar indirekt qasjen taktike të Massimiliano Allegrit. Kjo shkon në kahun e asaj polemike televizive, në vitet e fundit, për shkak të cilësisë estetike të futbollit të trajnerit livornez.

Ish-trajneri i njohur italian ka pasur vlerësime për Diego Simeone, në anën tjetër: I admiroj njerëzit, që japin jetën e tyre në atë që bëjnë. Dhe Simeone është një prej këtyre. Futbolli i tij nuk është aq harmonik, por ka entuziasëm të madh dhe bujari (nuk kursehet). Lojtarët e Simeone luajnë si heronj“.

Gjithsesi, bardhezinjtë kanë për të luajtur edhe ndeshjen e kthimit me “rojiblanco”. Ata besojnë se mund ta përmbysin disavantazhin 2-0 dhe të kalojnë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Traineri Allegri dhe lojtarët e deklarojnë veten gati për këtë sfidë. E vetmja gjë që mbetet është të flitet ndryshe në fushë, në stadiumin e Juventusit.

Related posts

Etrit BERISHA NUK frikësohet nga Izraeli: Barazimi nuk është keq, Skocia prova vendimtare

Isa.Autor

FORMULA 1/ Kryeson renditjen, alarmon Norris : Diçka nuk shkon me mua dhe makinën

F.autor

“MOS E PROVONI NGA SHTËPIA”/ Arda Guler hedh kandidaturën për çmimin Pushkash

F.autor

Leave a Comment