Futboll Premier League Sport

U DËNUA NGA “FIFA”/ Chelsea do blejë lojtarë në verë, ja formula…

Chelsea u dënua nga FIFA me ndalimin e blerjes së lojtarëve për dy dritare transferimesh (verë 2019 dhe janar 2020) për shkak të shkeljeve që klubi anglez ka bërë me nënshkrimin e lojtarëve nën 18 vjeç.

Gjithsesi “Blutë” e Londrës kanë mundësi ta apelojnë vendimin dhe të përfitojnë ulje të masës së marrë ndaj tyre. Apelimi i vendimit do të thotë se vendimi nuk hyn në fuqi menjëherë, por pas vendimin final që do të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Kalimi i çështjes në CAS do të thotë se procesi do të zgjatet deri në një vendim zyrtar. Kështu ndodhi me Barcelonën në vitin 2014, klubi u dënua por e dërguan çështjen në apel, koha që mori CAS për të parë çështjen dhe të dalë vendimi zgjati 11 muaj, kjo i dha mundësi katalansve të përforcohen para se dënimi të hyjë në fuqi për ta.

Të njëjtën gjë pësoi edhe Real Madrid në vitin 2016 dhe arriti të marrë lojtarë para se të hyjë në fuqi dënimi. Ndërkohë që Atletico Madrid e uli dënimin në gjobë 300 mijë paund.

Nëse Chelsea e apelon vendimin, atëherë CAS do të kërkojë të paktën 10 muaj (ndoshta deri në dhjetor) kohë për të dalë në një vendim zyrtar. Për këtë, në merkaton e verës Abramovich dhe Sarri do bëjnë mirë llogaritë më lojtarët që duhet të blejnë.

Related posts

Trajneri i Al Jaziras zbulon planin: Ja si do e ndalim Realin

Q.Autor

LIVE/ SHQIPËRI-UELLS: Shqipëria në gjumë, e shpëton Berisha në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

TË TËRHIQEM? Mourinho: Nuk dini çfarë ndodhte prapa skenave tek “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment