Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Lopetegui tregon të vërtetën: Ja kush më shkarkoi

Kanë kaluar katër muaj dhe ndarja është akoma shumë e freskët, veçanërisht për atë që është braktisur. Aventura e Julen Lopetegui me Real Madrid ka nisur shpejt dhe është mbyllur sa hap e mbyll sytë.

Trajneri spanjoll është shkarkuar në fundin e tetorit pas humbjes 5-1 të pësuar në “Camp Nou” dhe vendi i tij është marrë nga Santiago Solari, ish-trajneri i ekipit të dytë të madrilenëve.

Lopetegui ka treguar si kanë shkuar gjërat mes tij dhe klubit kur situata është përkeqësiar dhe ka dhënë mendimin e tij mbi disa tema të nxehta. Trajneri ka folur në emisionin “El Partidazo” të Cadena COPE për të ardhmen dhe për të kaluarën:

“Shkarkimi? Ma komunikoi Jose Angel Sanchez, nuk kam folur me Florentino Perez. Unë dhe presidenti nuk kemi komunikuar më. Nuk ka problem, klubi ka ndjekur rrugën e vet, unë timen. Këto situata të bëjnë më të fortë”.

Spanjolli ka folur edhe për yllin e ri të madrilenëve, Vinicius, i cili është lënë jashtë ekipit nën drejtimin e tij: “Ishte një periudhë përshtatjeje, koha është shumë e rëndësishme në këto raste. Do të kishte luajtur më mbrapa, sepse sezonet zgjasin dhjetë muaj dhe jo një muaj e gjysmë. Kur nuk grumbullohej me ekipin e parë, ai luante me Castilla-n. Do të ketë një të ardhme të shkëlqyer”, ka thënë Lopetegui.

Related posts

I MJAFTON 1 MINUTË PËR TË SHËNUAR/ Po shkëlqen tek Lazio, ja vlerësimi dhe nota për sulmuesin Muriqi…

Delo.autor

KA FITUAR DY PREMIER LEAGUE/ Pires zbulon sekretin e Emery: Është i çmendur…

Isa.Autor

REVOLUCION TEK INTERI/ Presidenti i klubit “Zikaltër” përgatit të projektin e së ardhmes…

Delo.autor

Leave a Comment