Futboll Sport

INCIDENTET E DHUNSHME NË STADIUM/ UEFA dënon AEK, ja 7 akuzat për “luftën” në Athinë

Ndeshja mes AEK dhe Ajax, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, e luajtur më 27 nëntor të vitit 2018 u vu nën hetim nga UEFA sepse para fillimi të ndeshjes pati incidente të dhunshme në shkallët e stadiumit.

Për këtë, në hetimin e UEFA-s u përpiluan 7 akuza:

– Hedhja e objekteve 

– Ndezja e fishekzjarrëve 

– Invadimi i fushës nga tifozët 

– Çrregullimet e turmës 

– Organizimi i pamjaftueshëm 

– Baner i paligjshëm 

– Shkallët e bllokuara

Për të gjitha këto u vendos që klubi i AEK të jetë në provë për dy vitet e ardhshme dhe nëse ngjarjet përsëriten do të përjashtohet nga kompeticionet evropiane.

Gjithsesi dy ndeshjet e ardhshme në kupat e Europës, AEK do t’i luajë pa tifozë në fushën e vet. Ndërsa klubi u gjobit me 80 mijë euro.

Related posts

Shënoi super gol me Arsenalin, shikoni reagimin e Xhakës në “Facebook”

Isa.Autor

VODHI ORËN E SHOKUT TË SKUADRËS/ Klubi francez bën shembull talentin e ekipit

Delo.autor

JO VETËM NË SHQIPËRI/ Stadiumi mbetet në errësirë të plotë pak para ndeshjes në Serie A (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment