Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka folur për arsyen përse Cristiano Ronaldo u largua nga “Santiago Bernabeu”.
Në një intervistë për mediat iberike, Calderon tha se “ylli” portugez u largua nga “Los Blancos” pasi dëgjoi se klubi ishte i gatshëm të shpenzonte shumë për të transferuar Neymarin.
“Cristiano kërkoi një ngritje rroge pasi fitoi Ligën e Kampionëve, por Florentino nuk pranoj. Gjithashtu Cristiano u zemërua kur dëgjoi se Madridi ishte i gatshëm të paguante për shumën stratosferike për të transferuar Neymarin” , ka deklaruar ndër të tjerash Calderon.
Gjatë merkatos së verës Cristiano Ronaldo ishte larguar nga Real Madridi për në Juventus.