Futboll Kategoria Superiore Sport

“ËSHTË NJË NEGLIZHIM I MOMENTIT”/ Flet trajneri Ahmataj pas barazimit: Marrim kartonë shumë herët, duhet ta…

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli pas barazimit me Teutën në Durrës.

Ahmataj deklaroi se nuk i pëlqeu fakti sa shpejtë marrin kartonë lojtarët e tij, ndërsa edhe te momenti i pësimit të golit, u shpreh se lojtarët duhej të ndiqnin më mirë topin e të mbronin Likën.

Vuan shumë Tirana, edhe kur mbet në inferioritet, por sidomos në pjesën e dytë. I lëshuat më shumë terren Teutës?

Të imponon loja, dhe kundërshtar. Duhej të mbroheshim. Nuk kemi kohë të luajmë bukur, sepse duhen pikët. Kishim ndërtuar mirë, dhe shkuam te goli. Ekipi bëri atë që i kemi kërkuar këto ditë, por shfaqim edhe shenja nxitimi. Disa lojtarë marrin kartona shumë shpejt, dhe kjo duhet korrigjuar.

Ishit të lodhur në pjesën e dytë?

Pati një konsumim të madh energjie nga skuadra, sepse nuk i menaxhuam mirë topat. Lojtarët nga lodhja, ngarkohet dhe nuk janë të qartë. Kjo na çoi në këtë borxh që kishim me ngarkesën fizike.

Çfarë mund të bënte më shumë ekipi për ta “vrarë” ndeshjen?

Ajo që kishim përgatitur, Teuta spostohet në linjat anësore, dhe duhej ta shmangnim këtë. Lojtarët e humbën me kalimin e minutave, dhe nuk e bëmë në pjesën e dytë. Nuk i kërkoj më shumë skuadrës, pasi kemi 10 ditë bashkë. Na del punë për të ditur ku do i çojmë topat pasi fitojmë.

Ju shqetëson më shumë goli nga goditjet standarde, apo fakti që e mbyllët me 2 kartonë të kuq?

Më shumë më shqetëson mënyra e menaxhimit të lojës pjesën e dytë. Duhej të kishim më shumë aksione, pasi nuk luhet gjithë kohën në mbrojtje. Ka një pausë kur topi godet portën tonë, dhe ata duhet ta mbrojnë portierin. Është një neglizhim i momentit, dhe për atë sekondë mbaroi. Duhet të jenë më të vëmendshëm.

A e vuan Tirana pjesën që nuk ka 2 qendërmbrojtës të mirëfilltë?

Tirana i ka lojtarët. Hoxhallari është qendërmbrojtës, Osmani, Imami. Vangjeli është mbrojtës i djathtë me eksperiencë. Problem është që të jemi më të qetë, dhe të mos marrim kartona. Nuk është thjesht reparti i mbrojtjes, sepse aty kishte edhe mesfushorë që mund të mbronin. Të gjithë një top duhet ta lexojnë njësoj.

Related posts

FITER BAJRAMI/ Shikoni gjestin e veçantë të lojtarëve të Kukësit para ndeshjes ndaj Apolonisë (FOTO)

Delo.autor

SHTANGEN “QYTETARËT”/ Norwich i shënon dy gola për 45 minuta kampionëve, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

“KËTU KA SERIOZITET”/ Sulmuesi Hebaj: E mbyllim sërish në majë, Teuta nuk refuzohet

Delo.autor

Leave a Comment