Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Gentian Muça: Pas peripecive jam gati për derbin, ekipi kishte…

Lotët e gëzimit në fitoren e parë të Tiranës në Korçë ndaj Skënderbeut pas katër vitesh, kanë kaluar nga trajneri i bardhebluve Ardian Mema, te futbollisti Genitan Muça. Ky i fundit ka regjistruar debutimin e tij në kampionat, i rikthyer që pas 4 marsit 2017 kur shënohej aktivizimi më i fundit në ndeshjen ndaj Korabit. Pas plot 717 ditësh, mes vuajtjes, peripecish dhe sprovash, Muca ka festuar sot jo vetëm fitoren e Tiranës, por edhe fitoren e tij ndaj sëmundjes.

“Është e vërtetë që kam kaluar disa peripeci, por tani në mendje kam rikthimin sa më të shpejtë. Falënderoj edhe Majkëllin që shënoi në minutat e fundit dhe më dha mundësinë të debutoja. Edhe para një muaji po të më pyesnit do të thoja se jam gati. Gjithashtu edhe tani jam gati. Pse jo që nga java tjetër të jap kontributin tim jo vetmë pas në mbrojtje, por edhe para. Gjithsesi, mbase është më mirë kështu, rikthimin gradual, që përkthehet në më pak kosto për mua dhe skuadrën”, deklaroi Muça.

“Unë kam që nga fundi i korrikut që jam bashkuar me ekipin. Që nga ajo ditë shumë gjëra kanë ndryshuar edhe pse ekipi është i njëjti. Të them të drejtën se tani jemi më shumë si një familje nga sa përpara dhjetorit. Ndryshimi është fokusuar edhe te përgatitja e futbollistëve”, u shpreh futbollisti bardheblu.

“Unë i kam qëndruar ekipit afër, si të rinjve ashtu edhe futbollistëve me eksperiencë. Me momentet e vështira që ka kaluar, Tirana kishte nevojë për çdo mbështetje dhe unë kam qenë aty afër. Çështjen e rikthimit e kam patur qëllim më vete. Jam i kënaqur që e kam realizuar pjesërisht por kam pritshmëri edhe më të mëdha”përfundoi Muça.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Vendimtar për Real Madrid, ylli Benzema ka realizuar më shumë se… Ronaldo

Delo.autor

NAPOLI-MILAN/ Shumë shpejt vjen dhe goli i dytë, Kalabria dyfishon gjithçka (VIDEO)

Isa.Autor

FANTASTIKE/ Ja çfarë ndodhi para fillimit të ndeshjes Manchester United – Arsenal

Sadik.Autor

Leave a Comment