Futboll La Liga Sport

VAZHDON TË DOMINOJË MERKATON/ “Los Blancos” nis kontaktet me yllin e Liverpool…

Pavarësisht se Real Madridi ka zhvilluar një merkato shumë të fuqishme deri tani, presidenti Florentino Perez nuk ka ndërmend të ndalet.

Sipas asaj që shkruan “Sunnday Express”, drejtuesit e Real Madridit janë hedhur në sulm për lojtarin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Zidane është në kërkim të një sulmuesi të djathtë dhe 27-vjeçari duket si profili ideal për atë pozicion.

Megjithëse te Liverpooli luan në krahun e majtë, roli i tij natyral është pikërisht krahu i djathtë.

Marrëveshja mund të bëhet edhe më e thjeshtë për faktin se “The Reds” kërkojnë lojtarin e Realit, Marco Asensio.

Gjithashtu mund të ndodhë edhe një shkëmbim midis të dy lojtarëve, gjë që do t’i kënaqte të dyja klubet.

Related posts

TALENTI I SALZBURG QË PO MAHNIT EUROPËN/ 19-vjeçari preferon të luajë në Premier League tek…

Delo.autor

Zyrtare: Liverpool largon një mesfushor

Q.Autor

Andi Lila në Gjirokastër, vlerësim Superiores dhe ”thumb” Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment