Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Ngoo: Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje pasi…

Goli spektakolar që shënoi pak para fundit të ndeshjes në Korçë, i dha fitoren Tiranës, ndaj Michael Ngoo është zgjedhur si lojtari i ndeshjes Skënderbeu-Tirana. Ai është shprehur i kënaqur me golin, por më tepër me fitoren e ekipit. Michael Ngoo, ka bërë dhe shaka, gjatë intervistës për “Supersport”, duke thënë se Ardian Memës i kishte “propozuar”, dhe ai i kishte thënë “po”. Ndaj marrëdhënia e tyre tani është e mirë.

Goli i shënuar?-“Po, unë ndihem shumë i lumtur për situatën që po kaloj dhe golin që shënova. Duhet të mësojmë nga këto ndeshje, pasi kishim shumë raste duhet ta kishim mbyllur ndeshjen.

Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje pasi përpara kemi një sfidë si ajo me Partizanin, që duhet t`ia dalim.

Rinovimi me Tiranën?- Në fakt është hera e parë që po e dëgjoj këtë lajm. Jam i surprizuar por dhe i kënaqur nga ky lajm që më dhatë. Patjetër që ndihem mirë, do ulemi me drejtuesit dhe do flasim”

Raportet me trajnerin?-“I kam propozuar nga trajnerit Mema dhe kam marrë një “po” nga ai. Dua të them që marrëdhënia jonë është shumë e mirë

Related posts

E BUJSHME/ Ronaldo iu ofrua Atletikos së Madridit, zbulohet arsyeja pse dështoi marrëveshja

Delo.autor

KA SHËNUAR NJË GOL SPEKTAKOLAR JASHTË FUSHAVE/ Lidhje sekrete me “Miss Franca 2017” (FOTO)

Delo.autor

Franck Ribery: Topin e Artë të 2013-ës ma vodhën!

Q.Autor

Leave a Comment