Futboll La Liga Sport

PARA NDESHJES NDAJ SEVILLAS/ Valverde “injoron”: Është e vështirë të luajmë pa këtë lojtar…

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka folur për mediat para ndeshjes ndaj Sevilla, duke u ndalur në veçanti te njëri nga lojtarët e tij, Luis Suarez, i cili ka nisur “agjërimin” me golin. Ai nënvizoi mes të tjerash: “Kundërshtari në fushën e tij është i frikshëm, luan mirë edhe larg shtëpisë. Ndeshja do të jetë e vështirë, por mjaft e rëndësishme.

Luis Suarez, si është fizikisht? Në rregull më duket. Javën e kaluar e ka filluar nga stoli dhe ndoshta e “zuri gjumi”. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë me të. Suarez krijon shanse në çdo lojë, ndaj është e vështirë të bëjmë pa të. Nuk ka shënuar kohët e fundit, por gjithmonë fokusi lidhet me emra si ai.

Mos harroni se po flasim për golashënuesin e pestë më të mirë në historinë e klubit. Në dy ndeshjet e fundit, Suarez ka patur shumë shanse për të shënuar. Të gjithë kemi nevojë për golat e tij, por nevojitet durim dhe këmbëngulje. Kjo është ajo, që po e udhëheq lojtarin në këto momente. Durimi i tij do të shpërblehet, sepse është një lojtar i madh”. 

Related posts

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Manuel Mata kalon “Djajtë e Kuq” në epërsi

Delo.autor

BASAKSEHIR-MANCHESTER UNITED/ Solskjaer ul shumë yje në stol në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ Ja kush e fiton “Topin e Artë” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment