Futboll Sport

ZBULON SEKRETIN PËR SADIKUN/ Trajneri i Luganos tregon “shthurjen e tij”, ja deklarata

Trajneri i Luganos, Fabio Celestini, ka folur në lidhje me sulmuesin shqiptar Armando Sadiku para ndeshjes që ekipi i tij do të luajë ndaj kryesuesve të Young Boys-it. Numri një i stolit ka shpjeguar se nuk e kishte aktivizuar shqiptarin me qëllimin për të shënuar, por elbasanasi e ka surprizuar.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me gjendjen e 27-vjeçarit të afruar në merkaton e janarit nga Levante, ai u shpreh: “Armandos ende i mungon diçka, por javën e kaluar ishte koha për ta hedhur në fushë. Unë e zgjodha për shpirtin e tij, sepse ai nuk heq dorë kurrë.

“Ai di si t’i tërheqë shokët në sulm. Nuk e zgjodha për të shënuar, por nëse e bën dhe këtë është fantastike”, – tha tekniku Celestini. Sadiku i rikthye tek ish-ekipi i tij në Zvicër, pasi nuk kishte hapësira te Levante. Situata në të cilën ndodhej nuk ishte më e mira e mundshme dhe do ta kishte shumë të vështirë të merrte minuta pas riaftësimit nga operimi në gju. Me Luganon ka luajtur 3 ndeshje deri tani dhe ka shënuar 1 gol.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Tifozët e “Djallit” i shkojnë Milan-it në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORICIME NË EKIP/ Real Madrid rikthehet “galaktik”, gati goditja e dy super lojtarëve në Ligue 1

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Merret vendimi, FIFA ndryshon stadiumin e finales së Botërorit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment