Futboll Sport

FRANCEZËT VLERËSOJNË KOMBËTAREN/ “Stade de France” do jetë plot kundër “kuqezive”

Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar prej dy ditëve, teksa para janë dy sfida tejet të rëndësishme për ecurinë në këto kualifikuese si ajo ndaj Francës në transfertë dhe Islandës në shtëpi.

Kuqezinjtë po stërviten me mendjen te takimi ndaj Francës më datë 7 shtator, ndërsa si të mos mjaftonte forca e kampionëve të botës, përballë Kombëtarja do të gjejë edhe një stadium të tejmbushur.

Sipas shitjeve të biletave, ditën e shtunë stadiumi “Stade De France” do të mbulohet nga ngjyrat e flamurit francez.

Një shtysë më shumë për “Gjelat”, të cilët pretendojnë vetëm fitoren ndaj djemve të trajnerit Edi Reja.

Megjithatë, Shqipëria mund të shpresojë te një rezultat pozitiv duke llogaritur edhe mungesat e Mbappe, Kante dhe Pogba të cilët janë ndër mekanizmat kryesorë të Deschamps.

Aktualisht, kuqezinjtë renditen në vendin e katërt me 6 pikë në tre ndeshje, ndërsa të renditura para janë Franca, Turqia dhe Islanda me një diferencë prej vetëm 3 pikësh.

Related posts

Osmani flet për të ardhmen dhe momentin më pikant

Sadik.Autor

DISFATA E THELLË NDAJ SPANJËS/ Gjermania mendon largimin e trajnerit Low. “Piketohet” zëvendësuesi

Delo.autor

Statistikat/ Bayern Munich-Real Madrid, dueli më i përsëritur në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment