Futboll Sport

“MË MORËN PARATË”/ Rrëfimi shokues i futbollistit të njohur, tani punon si…

Ish-sulmuesi uruguaian, Dario Silva ka befasuar të gjithë ku pas fundit të karrierës punon si kamerier.

Sulmuesi që numëron 114 gola në karrierën e tij si profesionist, zbulon shkaqet që e kanë çuar në këtë pikë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Duke folur për programin televiziv spanjoll ‘Jugones’, ai tha: “Lashë futbollin në vitin 2006, pasi mësova se babait tim i kishin mbetur edhe 3 muaj jetë. Më pas pësova një aksident, ku pata probleme me këmbën dhe mjekët bënë art, duke mundësuar lëvizjen time sërish. Aktualisht punoj si kamarier, pasi menaxherët më kanë marrë të gjitha paratë, pothuajse gjithçka që kisha…”, tregon Dario Silva.

Kujtojmë që Dario Silva gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Cagliarit në periudhën 1995-1998, Malagës, por edhe përfaqësueses uruguaiane.

Aktualisht uruguaiani 46-vjeçar jeton dhe ushtron profesionin e kamerierit në qytetin e Malagës, atje ku edhe luajti futboll në vitet 1999-2003.

Related posts

U GRUMBULLUA TEK ANGLIA/ Ylli londinez mesazh Sarrit: Qëndroj tek Chelsea, por me një kusht…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-LEEDS/ Ndizet sfida në “Etihad Stadium”, “Qytetarët” realizojnë 2 gola për 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PARA FINALES CHAMPIONS/ Cana përqafon dhe qesh me Pochettinon: Kur ishte 16 vjeç tek PSG-ja…

Delo.autor

Leave a Comment