Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-FLAMURTARI/ Përballje force në kryeqytet, Gega dhe Daja zgjedhin titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Skënder Gegës do të tentojnë të përfitojnë nga hapi fals i Teutës, për të thelluar diferencën me ndjekësit.

Ndërkohë Flamurtari vjen në këtë përballje me formacion të kushtëzuar, pas largimit të Torasës dhe Allës disa ditë më parë. Kuqezinjtë triumfuan me Skënderbeun në javën  e kaluar, teksa një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta ngjiste në vendin e 4-t skuadrën e Dajës.

PARTIZANI-FLAMURTARI ORA 17:00

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Asani, Duka, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa, Rrapaj, Musta, Kale, Ribaj. Trajner: Ilir Daja

Related posts

PANUCCI FITON NJË “VRASËS”/ Cikalleshi rikthehet protagonist, KAVAJASI shënon gol

Isa.Autor

PUBLIKOHET AXHENDA/ Kategoria Superiore në dy ditë, sfidat e javës së 20-të…

Delo.autor

Bernd Leno tek Arsenal për 25 milion euro, nesër prezantimi

Sadik.Autor

Leave a Comment