Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-FLAMURTARI/ Përballje force në kryeqytet, Gega dhe Daja zgjedhin titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Skënder Gegës do të tentojnë të përfitojnë nga hapi fals i Teutës, për të thelluar diferencën me ndjekësit.

Ndërkohë Flamurtari vjen në këtë përballje me formacion të kushtëzuar, pas largimit të Torasës dhe Allës disa ditë më parë. Kuqezinjtë triumfuan me Skënderbeun në javën  e kaluar, teksa një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta ngjiste në vendin e 4-t skuadrën e Dajës.

PARTIZANI-FLAMURTARI ORA 17:00

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Telushi, Asani, Duka, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa, Rrapaj, Musta, Kale, Ribaj. Trajner: Ilir Daja

Related posts

NDRYSHIM RRËNJËSOR NGA FIFA/ Zbulohen kushtet për futbollistët që janë “djegur”, ja si mund të ndryshohet kombëtarja

Delo.autor

“DIKTATORËT” E DY DEKADAVE/ Tirana-Skënderbeu do të jetë një duel… shahu

Delo.autor

DËSHIRA “E FUNDIT” E PORTUGEZIT/ Mourinho kërkon “ferrarin” e Chelseas në ekip

Isa.Autor

Leave a Comment