Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Portieri Ruçi: Ndeshja e sotme ishte shumë e mirë, besoj se…

Portieri i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi ishte heroi i skuadrës gjirokastrite në triumfin e sotëm ndaj Teutës, me penalltinë e pritur  në minutën e 73-të. Në prononcimin pas ndeshjes gardiani elbasanlli u shpreh:

A ishte kjo ndeshje një fitore personale?

Gjithmonë jam stërvitur fort. Kritika ka për të gjithë, edhe për yje botërorë. Ndeshja e sotme ishte shumë e mirë, besoj se ishte një meritë e të gjithë.

Sa besim ju jep kjo fitore?

Humbja me Kastriotin ishte një zgjim për ne. Me ardhjen e Ahmatajt çdo gjë është rregulluar. Këtë vit nuk e diskutojmë që do të arrijmë mbijetesën. Çdo gjë do shkojë siç duhet.

Janë rregulluar gjërat në skuadër?

Janë rregulluar shumë gjëra. Çdo gjë është Ok. Në fazën e parë kemi pasur shumë probleme, tani çdo gjë është rregulluar.

11-metërshi ishte lëvizje instiktive?

Progni po shikonte me bisht të syrin në krahun tjetër dhe mendova që do gjuante në krahun e kundërt. Na janë dhënë shumë penallti kundër, kjo ishte e para që kam pritur.

A ishte përgatitur për një penallti kundër para ndeshjes?

E kishim përgatitur ndeshjen. Për mendimin tim Teuta është një ekip për tu shpallur kampion. Na vuri shumë në vështirësi. Do përpiqemi të shkojmë më lartë, pse jo dhe në Kupë.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Shënohet GOLI I VITIT nga 75 metra, tifozët nuk i besojnë syve (VIDEO)

Isa.Autor

HISTORIA E DUELEVE NË DERBIN E “MADONINËS/ Ibrahimovic kërkon hakmarrjen kundër Interit

Delo.autor

Një gjerman është futbollisti më i shpejtë i Premier League

Q.Autor

Leave a Comment