Futboll La Liga Sport

PAS FITORES ME TRIPLETË/ “Magjistari” Messi: Ndeshjet sa vijnë e vështirësohen, në “Bernabeu”…

Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 4-2 të Barcelona-s ndaj Sevilla-s. Ai ka shënuar tre gola, tripleta e 50-të në karrierë, pikërisht ndaj Sevilla-s, ekipit që i ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje.

Pas sfidës, ai ka folur për shtypin spanjoll.

“Edhe sikur të mos kishim fituar nuk do të ishte vendimtare, por ishte e rëndësishme të merrnim tre pikët dhe të vazhdonim të distancoheshim nga rivalët.

Fitorja sa vjen e vështirësohet. Jemi të lumtur që largohemi me këtë rezultat të madh.

Ecuria e keqe? Nuk mund të luajmë gjithmonë në të njëjtin nivel. Nuk po luanim futboll të bukur, por sot kemi bërë shumë mirë duke përmbysur.

Kur ndeshja bëhet e rrjedhshme, atëherë vijnë edhe golat. Të gjithë kompeticionet po i marrim seriozisht.

Është shumë e vështirë të luash ndaj Real Madridid në Bernabeu, por do të shkojmë për të fituar, siç bëjmë kudo që shkojmë.,” e mbyll Messi duke folur për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në Copa del Rey.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: Shfrenohet MILANI, tre gola në 9 minuta ndaj Olimpiakosit (VIDEO)

Isa.Autor

QESHARAKE/ Aston Villa poshtëron Kampionët e Anglisë dhe luan “tenis” (VIDEO)

Delo.autor

E BËJNË FAKT TË KRYER/ Mediat në Itali: Marash Kumbulla transferohet tek Lazio

Delo.autor

Leave a Comment