Champions League Futboll Sport

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Edhe nëna e Lukakut çmendet pas Messit

Nëna e Romelu Lukakut është mjaft e lumtur pasi e takoi Lionel Messit pas ndeshjes ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës.

A mund ta imagjinoni të jeni nënë e një ylli të Premierligës, se sa do të mburreshit?

Por, duket se për një moment edhe Romelu Lukaku ka mbetur nën hijen e Lionel Messit, teksa nëna e sulmuesit belg demonstroi se është një fanse e madhe e yllit argjentinas, shkruan Gazeta Express.

Në një video të postuar në internet shihet Adolphine Lukaku, e cila e shpreh gëzimin që u takua me sulmuesin e Barcelonës në “Old Trafford” javën e kaluar.

Messi ishte pjesë e Barcelonës në fitoren 1:0 ndaj Manchester Unitedit në Angli, ndërsa Adolphine bërtiti si një vajzë e vogël teksa po bënte foto me argjentinasin.

“Messi, Messi, Messi”, thërriste ajo, ndërsa po takohej me pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Related posts

VIDEO/ Qëlloi me shishe arbitrin, shiko reagimin befasues të tij

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Klubi gjerman në karantinë, dyshohet për një lojtar me epidemi

Delo.autor

BARAZIM ME TENSIONE/ Ibrahimovic shpëton Milanin nga humbja ndaj Udineses

Delo.autor

Leave a Comment