Futboll La Liga Sport

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ “Katalanasit” gati 110 milionë euro për yllin e Atleticos…

Barcelona vijon të zhvillojë sondazhe në merkato, në advancë të merkatos së ardhshme verore. Drejtuesit katalanas duan t’i dhurojnë trajnerit Ernesto Valverde të tjera përforcime.

Sipas asaj që raporton media e madhe spanjolle, “AS”, Barcelona ka vënë në objektiv Saul Niguez. Referuar të njëjtit burim, për të marrë në shtëpinë blaugrana futbollistin e Atletico Madrid, katalanasit janë gati të paguajnë jo pak, por plot 110 milionë euro.

Nëse transferimi do të realizohet, atëherë Saul do të jetë mesfushori spanjoll më i kushtueshëm në historinë e futbollit. Një shifër që gjithsesi është larg çmimit të përcaktuar nga Atletico Madrid. Madrilenët kanë përcaktuar klauzolën e transferimit të futbollistit në shumën 150 milionë euro.

Në gjurmët e Saul janë vënë gjithashtu edhe disa klube të tjerë elitarë nga Premier League, me Chelsea dhe Manchester City që kanë marrë tashmë informacion mbi futbollistin. Shumë shpejt për Saul Niguez mund të startojë një luftë e vërtetë në merkato.

Related posts

SFIDA NDAJ TIRANËS/ Flet trajneri Daja: Do të shkojmë me idenë për të…

Delo.autor

ZBULON ZGJEDHJET E VËSHTIRA/ Hazard kalon testin e së vërtetës: Do ishte fantastike të arrija…

Delo.autor

“SHQIPERIA ËSHTË GJAKU IM”/ Armando Broja: Keqardhje për humbjen, nuk e meritonim…

F.autor

Leave a Comment