Boks Sport

U tërhoq nga dueli me Golovkin për doping, Alvarez operohet në Meksikë

Pak ditë pas deklaratës së nuk do të duelojë më 5 maj ndaj Gennady Golovkin për shkak të skandalit doping (doli pozitiv me clebunterol), boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është “kaupur mat” duke hyrë në spitalin e Guadalajara, në vendlindjen e tij.

Sipas ESPN, boksieri do të kryejë një operacion në gju, ndërhyrje që do të bëhet pak ditë para se ai të dalë para Komisionit të Sportit në Nevada, ku do të sqarojë skandalin e dopingut.

Alvarez do të qëndrojë në klinikë deri më datën 16 prill dhe më pas pritet të udhëtojë drejt Amerikës, por kjo bisedë mund të kryhet edhe përmes një “video-live”, në rast se mjekët nuk e lejojnë që të udhëtojë për në Las Vegas.

Nuk dihet ser çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Sportit të Nevadës, që mund të pezullojë deri në një vit boksierin meksikan. Gjithsesi, duket se Alvarez ka përfituar nga situata e krijuar për të zhvilluar operacionin.

Related posts

LLOGARITË E GRUPIT/ Të gjithë duan fitoren ndaj Polonisë, por edhe një pikë mban Shqipërinë në garë për Euro2024

F.autor

CHELSEA I DETYRUAR TË SHESË/ Në listë janë 5 emra, mes tyre edhe Broja

F.autor

PAS FITORES NDAJ MILAN NË DERBI/ Lukaku lider i Inter, shikoni rekordin e ri të vendosur nga bomberi belg…

Delo.autor

Leave a Comment