Futboll Sport

E BUJSHME/ Presidenti i PSG-së: Real Madridi s’ka pse të na telefonojë, e di mirë se Neymar s’është në…

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ua ka bërë me dije klubeve të mëdha evropiane, e veçanërisht Real Madridit, se Neymari dhe Kylian Mbappe nuk janë në shitje.
Thashethemet rreth të ardhmes së yjeve të PSG-së vazhdojnë, posaçërisht për të ardhmen e Neymarit dhe Kylian Mbappes, transmeton Gazeta Express.

Por, Al-Khelaifi e pranon se kampioni i Ligë 1 mund t’i mbajë yjet në klub, përkundër interesimit të madh nga top klubet evropiane.

Duke folur për të përditshmen spanjolle Marca, Al-Khelaifi këmbënguli se asnjëri prej tyre nuk do të largohet nga klubi.

“As Real Madridi e as një klub tjetër në botë nuk ka nevojë të na telefonojë për Neymarin apo ndonjë lojtar tjetër. Real Madridi e di shumë mirë se Neymari nuk është në shitje dhe se ai nuk do të largohet nga PSG-ja këtë verë. Ne kemi marrëdhënie fantastike me Neymarin dhe babanë e tij, e cila është e ndërtuar për të zgjatur për shumë kohë”, tha ai.

Related posts

Tjetër blerje e PSG për të joshur brazilianin Neymar të qëndrojë në Paris

Isa.Autor

SULMUESI VRASËS/ Modric: Do të ishte bukur sikur ai të kthehej, nuk është RONALDO

Isa.Autor

CR7 AKUZOHET PËR RACIZËM/ Veprimi i Ronaldos ndaj shokut të skuadrës po bëjnë xhiron e rrjetit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment