Futboll Premier League Sport

PAS BARAZIMIT ME LIVERPOOLIN/ Solskjaer: Ata kishin mbajtjen e topit, por dukej që…

Ole Gunnar Solskjaer ka përgëzuar skuadrën e tij pas barazimit 0-0 ndaj Liverpool në Old Trafford.

Ishte një ndeshje e çuditshme, sidomos në pjesën e parë, ku tre lojtarë të dëmtuar detyruan trajnerin norvegjez të kryente të tre zëvendësimet që në 45 minutat e para.

“Në pjesën e parë çdo gjë që mund të shkonte gabim, shkoi gabim. Katër lojtarë na u dëmtuan, Marcus Rashford duhet të qëndronte në fushë, por dukej që do të kalonim një pasdite të vështirë.

Nuk e mbaj mend Liverpool të ketë krijuar ndonjë mundësi goli. Megjithëse kishin mbajtjen e topit, nuk mbaj mend David De Gea-n të bënte një pritje.

“Scott McTominay ishte i shkëlqyer. Ata kur luajnë mirë zakonisht vjen një moment që e zëvendësojnë Mohamed Salah, kështu që edhe Luke Shaw bëri një ndeshje të mirë.”

Related posts

Këngëtari Robbie Williams tregon gishtin e mesit gjatë ceremonisë hapëse (VIDEO)

Sadik.Autor

REALI jo më i njëti pa RONALDON/ Legjenda madrilene kundërshton: Do të bëjnë…

Isa.Autor

Interi në Champions, feston edhe April Summers

Sadik.Autor

Leave a Comment