Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS/ Allegri: Ishte e rëndësishme të fitonim, më 12 mars do jetë mbrëmja…

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur për “Sky Sport” pas fitores 1-0 të marrë në fushën e Bologna-s:

“Është normale që të kishim disa probleme pas ndeshjes me Atletico-n. Megjithatë, lojtarët kanë bërë një paraqitje të mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim para përballjes direkte me Napoli-n. Më pas do të luajmë kundër Udinese-s dhe do të presim Atletico-n më 12 mars, do të jetë një mbrëmje e bukur. Shpresojmë të rikuperojmë ndonjë lojtar”.

Në lidhje me pozicion e Cancelo: “Me Lazio-n mungonin ka luajtur si mesfushor krahu në 20 minutat e fundit, sot e ka bërë nga fillimi dhe nuk ishte e lehtë. Ka luajtur mirë në disa momente, por është normale që të luajë më mirë si mbrojtës krahu, sepse ka më shumë hapësirë përpara”.

Për Atletico Madrid: “Do të përballemi me një Atletico akoma më të mbyllur dhe do të duhet të bëjmë një punë të mirë me pasimet, që duhet të bëhen me shpejtësi dhe saktësi. Sot nuk kemi qenë të saktë”.

Për gjendjen e skuadrës: “Do të jemi në formën më të mirë të mundshme për ndeshjen e 12 marsit. Duhet të përmirësoj gjendjen e disa lojtarëve, më pas mund të bëjmë një katastrofë edhe në ndeshjen e kthimit, por nuk besoj. Do të jemi shumë të motivuar për atë ndeshje”.

Për sfidën me Napoli-n: “Do të jetë një përballje shumë e bukur mes vendit të parë dhe të dytë. Për ne do të jetë një provë e rëndësishme para sfidës me Atletico Madrid”.

Related posts

BOHLI ÇMENDET NË MERKATO/ Ofron 110 milionë euro për të afruar te Çelsi mesfushorin e talentuar

F.autor

Guardiola: MESSI apo RONALDO? Epoka e të dyve është fenomenale, por LEO është…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Bylisi eliminon Laçin, Kukësi dhe Skënderbeun nuk falin. Feston Apolonia

Delo.autor

Leave a Comment