Futboll Seria A Sport

VAZHDON ÇËSHTJA “ICARDI”/ Marotta: Këtë javë i bëjmë një ofertë, më pas…

Përpara ndeshjes me Fiorentinën, Xhuzepe Marota ka folur ndoshta për herë të fundit në lidhje me çështjen “Mauro Ikardi” dhe për sa i përket gjendjes së lojtarit dhe bisedimeve për rinovim.

“I vetmi përqendrim i imi, i drejtuesve dhe i të gjithë stafit teknik është te pjesa finale e këtij kampionati, ku të gjithë duam që të japim maksimumin.

Diçka e tillë inkuadrohet shumë mirë edhe te rikthimi i fortë i Perisiçit. Për merkaton është e kotë të flasim tani, sepse ka kohë për të menduar për të, ndaj nuk kam se çfarë emrash t’u jap. Ikardi i dëmtuar apo jo? Mbi këtë temë as që dua të hyj fare, sepse ka specialistë që e dinë këtë. Ne si drejtues i kemi idetë e qartë dhe e dimë se çfarë lëvizjesh do të bëjmë në vazhdim.

Po rinovimi? Nuk e di nëse kjo do të jetë java decizive për këtë çështje, sepse ky është një impenjim i marrë me Vandën. Po ju zbuloj se ne do të bëjmë një ofertë tonën, por më pas se cila do të jetë përgjigjja e palës tjetër, unë nuk di të përgjigjem.

Madje, nuk e di as se kur ajo mund të vijë, sepse nuk është se kemi paracaktuar ndonjë datë konkrete. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen ia lëmë kohës”, tha administratori zikaltër.

Related posts

SFIDA SURPRIZË NË VERË/ UFC ka një plan sekret për McGregor

Delo.autor

Nervozohet Zidane: Për çfarë vjedhjeje flisni

Sadik.Autor

“OKTAPODI” FRANCEZ/ “Ka ndalur MESSIN, por është mashtrues”, Kante: Nuk është e…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment